COVID-19 në 24 orë: 336 të shëruar, 290 raste të reja dhe 4 të vdekur

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 336 pacientë dhe 290 raste të reja me koronavirus janë regjistruar.

Brenda kësaj periudhe kohore në Kosovë janë regjistruar edhe 4 vdekje të reja nga COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Sipas të dhënave më të reja në Kosovë deri më sot kanë rezultuar pozitive 64095 raste të dyshuara, prej tyre 55,560 janë shëruar, 1,544 kanë vdekur dhe 6991 janë ende aktive.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

336 TË SHËRUAR DHE 290 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.560 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.991.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!.