GLPS: Programet e partive politike – përsëritje e masave të premtuara në zgjedhjet e kaluara

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka analizuar programet politike të partive më të mëdha në vend, dhe ka hartuar një dokument, me të cilin, jep vlerësimin e përgjithshëm për programet e partive të ndarë në grupe të veçanta sipas sektorëve kryesor të politikave publike.

GLPS thekson se të gjitha programet janë përsëritje e masave të premtuara në zgjedhjet e kaluara.

“Këto programe nuk paraqesin asnjë risi ose mënyrë konkrete për adresimin e problemeve sistematike në vend”.

Programet politike janë të mangëta, të cilat nuk arrijnë të adresojnë/identifikojnë problemet kryesore të fushave përkatëse;

Programet janë kryesisht të paelaboruara, dhe nuk përmbajnë asnjë të dhënë që mundëson të kuptohet motivi/arsyeja e propozimeve dhe prioriteteve të dhëna;Programet nuk ofrojnë në asnjë rast planifikim të kostos financiare të reformave dhe intervenimeve programore të identifikuara;Programet nuk përcaktojnë afate kohore konkrete për reformat apo intervenimet në politikat publike të identifikuara si prioritare, si dheProgramet kryesisht, nëse jo në tërësi, paraqesin premtime për intervenime fasadë, të përkohshme, dhe qasje afatshkurtër, të cilat nuk adresojnë zgjidhje afatgjate për problemet kronike të fushave përkatëse.