Federata e Futbollit të Kosovës dhe presidenti i saj z. Agim Ademi, së fundi kanë vendosur që të jenë përkrah KF “LUGINA”, duke e ndihmuar me një fond rekuizitash dhe elementesh tjera të nevojshmë për zhvillimin e stërvitjeve.
Këtë njoftim, për “Presheva Jonë” e ka bërë kryetari i KF “Lugina”, z. Nagip Jakupi i cili ka thënë të jetë falemnderues ndaj FFK-së dhe z. Ademi që ka shprehur gadishmërinë që klubin nga Lugina me seli në Fushë Kosovë, të mos e ndajë nga klubet tjera në Republikën e Kosovës.
“Javën që lam pas, nga Federata e Futbollit të Kosovës kemi pranuar aprovimin e një kërkese tonë për tu furnizuar me rekuizita, topa dhe gjësende tjera, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e stërvitjeve tona. I jemi falemnderues FFK-së dhe z. Ademi për përkrahjen që po na jep, duke i premtuar se besimin dhe përkrahjen ndaj neshë, do ta shpërblejmë me pudhë dhe suksese”, është shprehur Jakupi.
Në anën tjetër, i kontaktuar nga “Presheva Jonë”, z. Ademi i cili ndodhet në Katar ku po ndjek nga afër finalet e Kupës së Botës për Klube, ka thënë me modesti se kjo nuk do të duhej të ishte lajm, kjo do të duhej të ishte dicka normale, Lugina është Kosovë dhe si e tillë duhet të trajtohet.
“Haha, mirë, mirë, pasi që po doni me bë lajm bëjëni, ska problem, por, po me vjen keq, kjo nuk do të duhej me qenë lajm, Lugina duhet të ndihmohet njejtë sikur cdo pjesë tjetër e Kosovës, për mu kështu funksionon dhe kështu do të jetë. Po, po, e kemi aprovu një donacion të vogël kësaj herë, por, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, saher që të ketë nevojë futbolli, në cdo cep të vendit, pa e dalluar në këtë rast KF. Luginën”, është shprehur z. Ademi.