Agim Ademi takon trajnerin legjendar në Katar

Agim Ademi ka takuar trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger.
Statusi i tij i plote:
Ditë e ngjeshur me takime në Doha të Katarit, por edhe një mbrëmje relaksuese me finalen e Kupës së Botës për klube, Bayern Munich – Tigres UANL.
Ishte kënaqësi ta takoja dhe të bashkëbisedoja për futbollin me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger. Përvoja e tij dhe sukseset e arritura në karrierën e tij të mahnitshme si trajner, por edhe storia e rrugëtimit të futbollit kosovar nga rezistenca deri në ditët e sotme të suksesit e krenarisë ishin pjesë e pashmangshme e këtij bashkëbisedimi.
Kënaqësi të krijosh miqësi të reja dhe ura bashkëpunimi me personalitete të tilla si Wenger!
A.A.