Bukuroshja shkodrane, Angela Martini, ka bërë së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët kanë dashur që të dinë sa më shumë detaje nga jeta personale.
Një prej fansave e pyeti nëse është e vërtetë që bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, ka përfunduar në burg.
“E pavërtetë”- ishte përgjigja e Angela Martinit, duke mohuar kështu zërat se ai ka qenë i arrestuar për trafik droge.
Kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se miliarderi rumun ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu u hapën fjalët se Angela i kishte dhënë fund lidhjes, pikërisht për këtë arsye.
Por ishte vetë modelja ajo që i hodhi të gjitha zërat poshtë, duke postuar foto e video krahas bashkëshortit, me të cilin shfaqeshin më të dashuruar se kurrë.