Kandidatja për presidente Vjosa Osmani së bashku me kandidatin për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti kanë takuar mbrëmë komunitetin kulturor.
Osmani ka thënë se vitet e fundit askush nuk na ka bërë krenar më shumë se sa një varg arritjesh kulturore në skenën ndërkombëtare.
“Mbrëmë kishim kënaqësinë të bashkëbisedojmë me komunitetin kulturor. Vitet e fundit askush nuk na ka bërë krenar më shumë se sa një varg arritjesh kulturore në skenën ndërkombëtare. Pas 14 shkurtit, artin do ta mbështesim sidomos për t’i afirmuar vlerat tona kudo në botë, nëpërmjet diplomacisë kulturore”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka theksuar se imazhi i Kosovës do të përmirësohet.
“Imazhi i Kosovës do të përmirësohet jo veç me politikanë të përgjegjshëm, por edhe me vlera artistike!”, tha Osmani.