Sunday, November 24, 2024
Home INFO FSK vazhdon kërkimet për qytetarin që dyshohet se është hedhur nga “Ura...

FSK vazhdon kërkimet për qytetarin që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt”

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së sotme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili dyshohet se është parë të hidhet nga “Ura e Fshejt”, në Gjakovë.

Sipas një postimi përmes rrjetit social në Facebook thuhet se edhe pse në kushte të vështira  duke u rrezikuar jeta e Ekipit të Kërkim Shpëtimit, operacioni i tyre do të vazhdoj deri në gjetjen e personit të humbur.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe  jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK )

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK )

 

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK )