Fansat nga e gjithë bota me mbështetje të fortë për Kosovën dhe Kazakistanin për të bërë debutimin në “Eurovision”

Rezultatet vazhdojnë të vijnë nga sondazhi i tretë vjetor i fansave të Eurovision në gjithë globin, thotë aussievision.net.

Këtë javë të njëjtit kanë shikuar pikëpamjet dhe dëshirat e tyre për pjesëmarrjen e vendeve në Eurovison.

Kjo është bërë nga rezultatet e fansave australianë, të Mbretërisë së Bashkuar, fansave të tjerë evropianë e po ashtu edhe nga pjesa tjetër e botës.

Më poshtë ua sjellim rezultatet:

Fansat përkrahin debutimin e Kazakistanit dhe Kosovës në Eurovision:

Aussievision.net ka pyetur fansat se “Cilin nga këta do të mbështesnit për të hyrë në Eurovision?”, përfshirë Kanadanë, Kinën, Kazakistanin, Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara si opsione.

Mbështetja për Kazakistanin dhe Kosovën ishte shumë e fortë, ndërsa nuk munguan reagimet edhe për të tjerët.

Rezultatet nga të gjithë fansat e anketuar ishin:

86% për Kosovën

84% për Kazakistanin

38% për Kanadanë

14% për Kinën

14% për Shtetet e Bashkuara

Foto: aussievision.net

Mbështetja për Kosovën ishte më e madhe në mesin e fansave australianë (90%), duke u ndjekur më pas nga Mbretëria e Bashkuar me (89%).

Aktualisht transmetuesi kosovar RTK nuk mund të bëhet anëtar i EBU pasi duhet të jetë anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit që kërkon anëtarësimin e Kombeve të Bashkuara.