Nëna e Rita Orës, Vera Ora është një psikiatre e njohur.
Ajo tashmë është një emër mjaft i ndjekur në rrjete sociale dhe gëzon famë të madhe falë të bijës.
Dje (e martë) ajo vendosi të ndaj disa këshilla me 82.5 mijë ndjekësit e saj në Instagram mbi grimin dhe dashurinë që duhet të kemi për veten.
Krahas fotos së saj ku shfaqet plotësisht natyrale, Ora shkroi: “Pamje pa makijazh: Ul stresin dhe rrit krahasimin e vetvetes. Nëse keni frikë nga pamja pa grim, por nuk jeni gati për të shkuar në punë ose në një takim pa të, provoni këtë: Uluni para një pasqyre ndërsa jeni pa grim për disa minuta dhe thjesht shikoni veten – pa asnjë qëllim përveç qëndrimit me veten. Jini të vetëdijshëm për mendimet dhe ndjenjat tuaja ndërsa shikoni veten, dhe shikoni nëse mund të lini zërat kritik të largohen dhe ta shihni veten me pak dhembshuri. Bëni këtë rregullisht për dhjetë minuta në ditë për të paktën dy javë dhe shikoni se çfarë do të ndodhë (patjetër që do të filloni të përdorni më pak makijazh)”.
Përveç këshillave si kjo e fundit mbi vetëvlerësimin, Ora shpesh ndan me ndjekësit e saj mesazhe inkurajuese dhe vetëdijesuse mbi kancerin e gjirit, sëmundje me të cilën vetë ajo u përball para disa vitesh.
Ndryshe, së fundmi Vera Ora ishte pjesë e një bashkëbisedimi me ushtruesen e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ku bashkë biseduan mbi shëndetin mendor, muzikën, modën, rininë, mërgatën, barazinë gjinore, e tema të tjera të përbashkëta.