Kurti mban tubim me qytetarët e Prizrenit, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njehësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me qytetarët në Komunën e Prizrenit.

Kurti në Prizren është pritur nga qindra qytetarë, ndërkaq ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Kreu i LVV-së, nga Prizreni premtoi se ndryshimi do të ndodhë më 14 shkurt.

“Pranvera po vjen me nxitim, falënderojmë qytetarët që po na bashkohen në ecjen tonë. Më 14 shkurt do të vendosim për qeverisjen e re, që nuk diskriminon askënd”, tha ai gjatë tubimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen ditën e diel, më 14 shkurt.