Edhe pse kanë mbetur edhe pakë ditë deri në përfundim të fushatës parazgjedhore disa prej partive nuk e kanë publikuar ende programin qeverisës.
Në aktivitetet e tyre gjatë fushatës më shumë sesa në shpalosjen e programit, kandidatët për kreun e Qeverisë po merren me kritika dhe akuza ndaj kundër-kandidatëve të tyre.
Nisma Social Demokrate ende nuk e ka të publikuar programin e plotë qeverisës për zgjedhjet e 14 shkurtit, në faqen e saj zyrtare. Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje, mirëpo ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Në uebfaqen e Nismës janë të shpalosura aktivitete e kreut të kësaj partie nëpër tubime zgjedhore. As nga kjo parti nuk kanë i janë përgjigjur thirrjeve të lajmi.net.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitura prioritetet e saj, si “shërbime dhe sisteme cilësore shëndetësore”, “rishikim dhe rritje të pagës minimale dhe asistencës sociale”. Mirëpo , pikat e prezantuara nuk janë të shtjelluara më tej.
Në anën tjetër ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia e parë që ka publikuar programin qeverisës.
AAK ndërhyrjet publike në ekonomi i ndan në tri shtylla, me gjithsejtë 17 intervenime:
Ndihmë për biznese – në formën e kredive të buta, ndihmë për qytetarët – në formën e transferove, lehtësira fiskale – ndihmë për biznese dhe qytetarë.
Në ndihmën për bizneset përmendet Fondi për Rindërtim Ekonomik, i cili kap shifrën 1 miliard euro dhe financohet nga paratë publike.
Ndërsa, ndër ndihma për qytetarët, është 100 euro për çdo qytetar rezident në Kosovë – 170 milionë euro.
Subvencionim i pagës prej 80% për 3 muaj, për secilin punëtor të kthyer në punë, dhe që ka kontratë së paku 1 vjeçare – 60 milionë euro;
50% të pagës, por jo më pak se 170 euro, për secilin punëtor që e ka humbur vendin e punës për tre muaj pas miratimit të këtij vendimi;
Subvencionim i shumës prej 150 euro për tre muaj, për secilën grua të punësuar nga data e miratimit të këtij vendimi, me kusht që kontrata të jetë së paku 1 vjeçare dhe paga e plotë të mos jetë nën 270 euro. – 25 milionë euro (mbulon punësimin e 50 mijë grave);
Subvencionim prej 40 euro, për secilin fëmijë të regjistruar në kopsht parashkollor publik apo privat për vitin 2021 dhe 2022 – 32 milionë euro. Programi i plotë këtu:
Edhe Përparim Kryeziu, zëdhënës i Vetëvendosjes, i ka thënë lajmit se programi i tyre tashmë është publikuar.
Në programin e VV-së janë të parapara veprimet e menjëhershme që sipas tyre do të jeten:
– Vaksinimi i së paku 60% të popullatës, sigurimi i qëndrueshëm i materialeve elementare mbrojtëse, barnave dhe testeve, trajnim i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent, i sinqertë dhe i dendur me qytetarët.
– Trajnimi dhe rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor me qëllim edukimin, mesazhet, triazhimin dhe përcjelljen e vazhdueshme të rasteve pa komplikime shëndetësore.
– Do të fillojnë menjëherë bisedimet me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Programin e plotë të VV-së mund ta gjeni këtu.
Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës kanë njoftuar për lajmi.net se programi i tyre tashëm është publikuar.
Ndër prioritetet në programin e PDK-së është rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik.
PDK-ja synon që të ndërmarrë ata hapa që mundësojnë një rritje të qëndrueshme ekonomike prej 5 deri 7%. Ky objektiv madhor do të mund të realizohet duke iu dhënë prioritet investimeve në buxhetin për shëndetësi, arsim, infrastrukturë të re, rend dhe ligj.
Për t’i bërë ballë problemeve dhe nevojave imediate që ka ekonomia e tronditur rëndë prej Pandemisë dhe keq-qeverisjes, PDK-ja ka parashikuar dedikimin e një fondi prej 1 miliard euro. Ky fond, do të përdoret në mënyrë të shpejt dhe efikase për rehabilitimin e situatës, nëpërmjet hapave të mëposhtëm:
– Do të themelohet fondi për të ndihmuar bizneset në shumë mbi 500 milionë euro në formë të mbështetjes financiare sipas kritereve dhe kushteve të caktuara me Ligjin e buxhetit të shtetit.
– Do të bëhen pagesat e shumës së interesit të huamarrjes në bankat komerciale të Kosovës, të paguar nga prodhuesit të cilët eksportojnë mallra jashtë Kosovës, ndërmarrjet të cilat merren me agrobiznes dhe përpunimin e produkteve agrare;
– Do të hiqet obligimi që bizneset të paguajnë Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSh) në kufi, në mënyrë që bizneset të kenë likuiditet shtesë për operim;
– Do të bëhet ulja e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave nga 10%, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve;
– Rritja e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, deri në 100%, për të garantuar projekte të ndryshme investuese në shumë prej 100% për bizneset;
– Krijimi i një linje buxhetore në shumën prej 15 milionë euro, në buxhetin e shtetit, për t’i mbështetur fin. Programin e plotë të PDK-së e gjeni këtu.
Prezantimin e programeve të tyre për mënyrën e qeverisjes me vendin, partitë politike kanë kohë deri të premten në mesnatë, kur edhe fillon heshtja zgjedhore.