Paratë e falsifikuara dhe dërgimi i tyre në banka nuk është një gjë e pazakontë. Njëjtë ka ndodhur edhe të hënën ku një punonjëse e një banke në Drenas ka raportuar në polici se kishte pranuar para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Ajo ka treguar se një person ka shkuar në bankë me 500 euro e të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Në lidhje me këtë rast zyrtarja e bankës ka raportuar në polici.
“Ankuesja femër kosovare zyrtare në një bankë, ka raportuar se kishte pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar monedhën për procedura të mëtejme”, thekson raporti.