Beyonce reklamon koleksionin e ri të “Ivy Park”

Beyonce reklamoi disa produkte të koleksionit “Icy Park”.

Beyone po përgatitet për bashkëpunimin e saj të tretë të Ivy Park me Adidas.

Fituesja e 24 çmimeve “Grammy” po bën përgatitjen për koleksionin e ri, pas atij që u lansua në nëntor.

Ajo reklamoi disa veshje nga koleksioni i saj i ri në Ivy Park, teksa fotografitë i ndau me ndjekësit në Instagram, përpara lansimit të koleksionit më 19 shkurt.

39-vjeçarja ishte veshur me një fustan të zi me vija ari anësh, ndërsa sipër kishte veshur xhaketë të zezë.

Këtë veshje, artistja e kombinoi me një palë vathë prej ari dhe syze dielli, ndërsa kishte mbathur edhe këpucë të zeza.

Përveç saj, koleksionin e ri të markës së saj e reklamoi edhe modelja e njohur Hailey Bieber.