Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë një informatë për një rrahje në progres në afërsi të stacionit të autobusëve, në Drenas.
Menëherë njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë për IndeksOnlinen, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale, në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.