Ledri dhe Miloti publikuan pamje të ëmbla nga shëtitjet me fëmijët e tyre

Ledri solli pamje të bukura në rrjete sociale.

Milot Rashica dhe Ledri Vula, miq të mirë, po kalojnë kohë së bashku me fëmijët e tyre.

Ai u bë baba për herë të parë në muajin dhjetor, pasi partnerja e tij, Sara, solli në jetë një vajzë të cilën dyshja e pagëzuan me emrin Poem Blu.

 

Ndërsa futbollisti i njohur u bë baba në maj të vitit të kaluar.

 

Duket se Ledri dhe Miloti janë tashmë miq mjaft të mirë të cilët kalojnë kohë edhe me familjen e njëri tjetrit.

Ata u panë së fundmi duke shëtitur me fëmijët e tyre teksa kalonin kohë mjaft të mirë së bashku.