Heroi i pandemisë Dr. Salih Ahmeti mbështetë Uran Ismailin dhe planin e PDK-së për shëndetësi

Një ndër heronjt në luftën kundër pandemisë, Dr. Sali Ahmeti, ka përgëzuar sekretarin e PDK-së, Uran Ismaili për planin e Rimëkëmbjes në Shëndetësi.

Në një bashkëbisedim që kanë zhvilluar në këtë video të bashkangjitur, Dr. Ahmeti thotë se në këtë plan janë prekur pika kyçe të sektorit shëndetësor, të cilat do të ndihmojnë jo vetëm profesionistët shëndetësorë por edhe qytetarët.

Duke folur për Rimëkëmbjen në Shëndetësi, Uran Ismaili ka përmendur disa nga shtyllat kryesore të këtij programi.

“Vaksinimi i 70% të popullatës deri në fund të verës në 30 qendra të vaksinimit në tërë Kosovën dhe ndihmë financiare prej 250 euro për secilin person të infektuar do të jetë emergjente.”, ka thënë Ismaili duke shtuar. “Por, ne kemi menduar edhe pas pandemisë. Do të investojmë 200 milionë euro për moderizimin e Spitaleve të Përgjithshme dhe QKUK-në si dhe do të ngrisim pagat për mjekët specialist në 1500 euro ndërsa për infermierë jo më pak se 650 euro.”, ka thënë Ismailli.

Dëgjojeni bashkëbisedimin e Uran Ismailit me Dr. Sali Ahmetin dhe mësoni programin e Rimëkëmbjes në Shëndetësi.