Çiljeta ka ditëlindjen: Partneri e surprizon me dhuratën më të veçantë

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga feston sot ditëlindjen e saj të 36 edhe pse në një moment të vështirë të jetës.

Pak ditë më parë këngëtarja humbi babanë e saj i cili ishte infektuar me Covid dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën e vështirë.

Lajmin e trishtë e dha vetë Çiljeta e cila bëri një dedikim shumë të ndjerë për të atin.

Megjithatë partneri i saj, Alban Hoxha ka vendosur ta surprizojë në këtë ditë të veçantë me një dhuratë speciale.

Çiljeta ka zbuluar se portieri i njohur i ka blerë një yll dhe ka vendosur emrin e këngëtares.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan ajo krahas fotos.

Më pas ajo ka postuar edhe shënimin mbi kartolinë ku shkruhej:” Me dashuri nga Albani.”