Bottega Veneta hedh në shitje gjerdanin me vlerë rreth dy mijë euro që duket si kabllo telefoni

>Kthimet në kohë janë të mëdha në industrinë e modës – por zakonisht burimet retro të frymëzimit nuk përfshijnë pajisjet shtëpiake.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar markën Bottega Veneta – e cila së fundmi ka lansuar një gjerdan që duket absolutisht identik me kordonin e telefonit.

Linja e re e markës luksoze duket se bazohet në ato kabllo në formë kaçurrele që vijnë me telefona fiks të vjetër.

 

 

Kabllo e telefonit

 

Gjerdani

Gjerdani ka vlerën prej 1960 euro. Linja e sapo lansuar përfshin gjithashtu vathë për 740 euro dhe një unazë për 461 euro.

Ato gjithashtu vijnë në ngjyrë vjollcë, gjë që e bën modelin të duket pak më normal.