Ava Max publikon imazhet me veshjen transparente duke shijuar rrezet e diellit

Ava Max ka postuar imazhe të reja.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Ava Max, është mjaft e njohur për stilin e saj të veçantë.

Tashmë ajo njihet për veshjet ekstravagante gjatë koncerteve apo klipeve muzikore.

Ava është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan me fansat pamje nga përditshmëria apo karriera muzikore, prej ku edhe së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet e veshur me rroba transparente.

“Po flas me diellin”, tha Ava teksa pozoi mjaft tërheqëse.