Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë ata që kanë vendosur shiritat e kuq nëpër rrugët e kryeqytetit.
Kjo është kuptuar përmes një fotografie që kanë publikuar në rrjetin sociale Facebook, aktivistë të kësaj partie, të cilët shihen duke mbajtur shiritat në qafë.
“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në shkrimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Behar Jashari.
Shirita të kuq janë parë edhe mbrëmë gjatë hapjes së fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes. Ata ishin vendosur nëpër makina të pjesëmarrëseve.
Kujtojmë se ka dy ditë që shiritat e kuq janë vendosur nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, por askush s dinte se kush i ka vendosur.
Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Prishtinës, për të parë nëse ata janë në dijeni në lidhje me vendosjen e këtyre shiritave, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.