JLo së fundi ka nënshkruar kontratë për të luajtur një rol në filmin “The Mother”.
Në të njëjtën kohë, ajo po kalon kohën me familjen e saj.
Ditën e djeshme u fotografua nga paparazzet në Miami bashkë më të fejuarin e saj Alex Rodriguez.
Artistja e njohur kishte zgjedhur të vesh një palë xhinse, pallto të gjatë dhe një palë çizme.
JLo mbante edhe maskën kundër virusit korona dhe një palë syze, flokët i kishte kapur prapa kokës. 51 vjeçarja mbante në dorë një çantë të lëkurës me ngjyrë të zezë.
Ndërkohë bashkë me të ishte edhe i fejuari Alex Rodriguez i cili i qëndronte pranë këngëtares në një moment u panë se i kishin kapur dorën njëri-tjetrit teksa ecnin.