SHBA ka shënuar një tjetër ditë me shifra të larta të infeksioneve me koronavirus.
Shtetet e Bashkuara raportuan 110,679 infeksione të reja COVID-19 dhe 3,389 vdekje të tjera të lidhura të martën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.
Kjo ngre numrin e përgjithshëm kombëtar në të paktën 26,431,799 raste të konfirmuara dhe 446,744 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.