Njohja reciproke dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është cilësuar historike nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Njohja e cila është produkt i marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, e cila u nënshkruar nga Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiq, nën praninë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Implementimi i kësaj marrëveshje është përshëndetur nga ana e State Departamentit.
Zëdhënësi Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë që të jenë në krah të Kosovës përgjatë rrugës drejt integrimit në instancat euro-atlantike.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për formalizmin e raporteve diplomatike. Kjo ditë ishte historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për të dy rajonet. Kur partnerët tonë janë të bashkuar, SHBA është e fortë. Amerika do t’i qëndrojë në krah Kosovës derisa vazhdon të lëvizë përpara drejt rrugës euro-atlantike”.