Njoftohen votuesit jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individë të ndryshëm të cilët u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve, të cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-së: info@pzap-ks.org.
Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-së dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, më 22 janar 2021 ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës me të drejtë vote, të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen, më 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.
Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar
Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarëdo letre A4, por duhet të përmbajë informatat e parashtruesit të ankesës.
Adresa e PZAP-së është:
Rr. “Luan Haradinaj”, kati I, ish-objekti i Bankës së Lubjanës (ish-OSBE) , Prishtinë