Kërkimet për “vdekjen” e Bebe Rexhës në internet u rritën në shkallë të lartë, pas qarkullimit të lajmit të rrejshëm

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka mbetur e shokuar nga një lajm i rrejshëm që u shpërnda me të madhe në Twitter.

Bëhet fjalë për një status të falsifikuar, ku shkruhej se CNN ka konfirmuar “vdekjen” e saj nga një mbidozë droge.

“O Zot i madh, ndaloje këtë marrëzi. Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo në një reagim në Twitter.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha, pasi 31-vjeçarja gjithashtu u interesua për të parë në internet rreth kësaj teme, e cila mesa duket ka ngjallur interes.

Në një kërkim të bërë në Google, këngëtares shqiptare i ka rezultuar që me të shkruar emrin e saj, supozimi i tretë më i kërkuar rezultonte “Vdekja e Bebe Rexhës”.

 

“E treta..?!”, shkroi 31-vjeçarja në Twitter teksa publikoi këtë të dhënë.

Ndërkohë, reagimet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë sugjeruar bukuroshes që të mos ndikohet nga lajmet të tilla të rrejshme. 

Foto: Bebe Rexha/Instagram