Katër ndryshime nga Giresse, formacionet zyrtare ndaj Andorrës

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndeshjet e dytë në kualifikimet e Euro 2024, ku përballë do të ketë Andorrën.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova është aktualisht në vendin e tretë në Grupin I, me Zvicrën që është lider me tri sosh, po aq sa ka edhe Romania, Izraeli me një, ndërsa Andorra dhe Rumania ende pa pikë.

Për këtë ndeshje, Alain Giresse ka vendosur që në sulm të startojë me Vedat Muriqin, Milot Rashica dhe Arber Zeneli.

Ndërsa Andorra në sulm starton me Rosas.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric; Haderjgonaj, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Berisha, Fazjili; Zeneli, Muriqi, Rashica.

Andorra: Iker Alvarez; Chus Rubio, Llovera, Alavedra, Garcia; Guillen, Marc Vales, Jordi Rubio, Cervos; Vales, Rosas.