Kurti e Lajçak nisin takimin

Ka nisur një takim i madh dhe i papritur në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të shumë shteteve prezente në Kosovë.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim është ai i SHBA-së, Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.

Ky takim po zhvillohet para një dreke pune që pritet ta zhvillojnë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.