Rritja e rasteve me COVID-19, hapet edhe një qendër testimi në Prishtinë

Për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid në vendin tonë dhe kërkesave për testim, në Prishtinë është hapur edhe një qendër për testim.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, njofton ai.

Sadiku ka njoftuar edhe për orarin e punës së dy qendrave të testimit

“Orari: Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve E hënë – diel

Orari:08.00-16.00,Qendra në QMF IV, Xhemail IbishE hënë e premteOra: 8.00-15.00″, njofton Sadiku.

Njoftimi i plotë:

Aktualisht në Kosovë kemi 9 mijë e 300 raste aktive me COVID-19.