EKSKLUZIVE: Prishtina ende nuk i ka paguar borxhet, rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane

Si pasojë e borxheve të shumta që ka Prishtina, ata nuk arritën të licencohen as nga Federata e Futbollit të Kosovës për garat evropiane.

Siç ka raportuar ATV Sport, klubi nga kryeqyteti ende nuk i ka paguar borxhet e saj për disa nga ish-lojtarët e tyre.

Ka qenë vet futbollisti Drilon Cenaj i cili ka deklarat për ATV që deri më tani klubi nga i ka paguar asnjë cent.

Përndryshe, Cenaj ka paditur kryeqytetasit në FIFA, me ç’rast edhe e ka fituar rastin.

Kujtojmë që përveç bardhekaltërve, gjithashtu dhe Ferizaj dhe Drenica janë tri klubet e vetme të cilat nuk u licencuan për garat evropiane nga Komisioni për Licencim i FFK-së.