Agim Ademi uron skuadrat e inkuadruara në Superligë

Statusi i plotë i Agim Ademit në Facebook:

???????????? Urime FC Feronikeli ’74 titulli i kampionit në Ligën e Parë – Grupi A dhe inkuadrimi në Superligë! ????????????

Sot bashkë me anëtarin e KE-së, Ismajl Ajeti dhe kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, morëm pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut për kampionin e Ligës së Parë – Grupi A, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Promovimi në elitë është një moment emocionues për FC Feronikeli’74 dhe për të gjithë qytetarët e Drenasit.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit të Kosovës e përgëzoj FC Feronikelin ’74 për këtë arritje dhe i uroj suksese të mëtutjeshme. ⚽????????⚽