Kurti pret Ambasadorët e QUINT-it, nuk deklarohen për medie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë, raporton teve1.info

Lajmin për takimin e tyre e ka konfirmuar për teve1 zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo nuk ka dhënë detaje rreth tij.

Pas takimit, gazetarët kanë tentuar të marrin një deklaratë në lidhje me takimin, por ambasadorët nuk janë deklaruar për medie.

Një ditë më parë Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit.