Ja kush qëndron pas sukseseve të Amir Rrahmanit

Amir Rahmani mbrëmë ka fituar kampionatin Italian me Napolin. Dhe në këtë mënyrë na ka bërë krenar të gjithëve me suksesin e arritur, kapiteni i kombëtarës së Kosovës.

Por, pa asnjë diskutim merita të mëdha në sukseset e kapitenit ka menaxheri i mirënjohur shqipëtar, Adrian Aliaj, i cili është menaxher i shumeë futbollistëve të njohur por edhe i Amir Rrahmanit.

Pas një prononcimi për kolonamedia.info,  menaxheri Aliaj tha se duhet të ndjehemi të gjithë shqipetarët kudo në botë krenar.

“Tani kemi edhe kampionin e Italisë i cili me Napolin na bënë krenar të gjithëve” ka theksuar Aliaj duke shtuar se gjithmonë do t’i ketë parasysh futbollistët shqiptar.

“Sigurisht, gjithmonë do ti kam parasysh futbollistët shqipëtar dhe jam në gjendje t’iu ndihmoj në çdo aspekt, që një ditë të na bëjnë krenar edhe të tjerët”.

Amir Rrahmani, Mergim Vojvoda, Arber Zeneli janë vetëm disa nga shumë e shumë yje të futbollit, që Adrian Aliaj ka në menaxhim./kolonamedia.info