Aksion policor anti-drogë në Prishtinë – 10 persona shoqërohen në polici

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion kundër përdoruesve të drogave në Prishtinë.

Aksioni ka ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” rreth orës 18:30.

Siç njofton , zëdhënës i PK-së Daut Hoxha, 10 persona të dyshuar janë shoqëruar në polici.

“Rreth orës 18:30, policia ka pranuar informatën se në Rr. ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona, dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion”, ka thënë Hoxha.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për aksionin në fjalë.