Zeneli: Nuk e shpjegoj dot barazimin

Arbër Zeneli u shfaq mjaft i dëshpëruar për barazimin ndaj Andorrës, teksa tha se ndikoi shumë fakti që kundërshtari u mbrojt me 10 futbollistë brenda zonës.

Cilat janë arsyet që nuk ia dolëm të marrim fitoren?

Është një dëshpërim total për ekipin, stadiumin dhe të gjithë tifozët. Për momentin nuk di të them arsye, por nuk na ka shkuar mirë sonte.

Nuk u patë në atë mënyrën e zakonshme të lojës tuaj?

Kishim shumë vështirësi për të kaluar topin në krahë dhe luajtur shpejt. Është dëshpërim për të gjithë ekipin.

A keni pasur një strategji të saktë, se si do ta sulmonit kundërshtarin?

ka qenë shumë e vështirë sot, pasi ata rrinin të gjithë në zonë dhe nuk linin hapësira, as për të goditur nga distanca.