Rrah gruan, arrestohet mitrovicasi

Një qytetar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, raporton teve1.info

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë.

“Rr. Hekurudha, Mitrovicë 27.03.2023-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.