Lewandowski me fjalë të mëdha për Shqipërinë

Robert Lewandowski foli shkurtimisht në një lidhje me emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport. Ylli i polakëve foli pas fitores 1-0 ndaj Shqipërisë, ku ndër të tjera tha:

“A ishte e vështirë të luaje ndaj mbrojtjes shqiptare? Po, ishte e vështirë. Shqipëria ka mbrojtje të mirë. Në fund donim tri pikët. E dimë sa i vështirë është ky grup.

Cili lojtar i Shqipërisë ju pëlqeu më shumë? Më kujtohen disa lojtarë nga ndeshjet e fundit, por ata luajtën shumë mirë në grup. Ishin të organizuar dhe na e bënë të vështirë. Rëndësi për ne kishte fitorja ndaj Shqipërisë”, deklaroi bomberi i Barcelonës.