Thursday, April 25, 2024
Home SPORT Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Andorrës

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Andorrës

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Andorrën në ndeshjen e dytë të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët synojnë të marrin fitoren e parë pas barazimit në ndeshjen e parë në udhëtim te Izraeli 1-1.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka të gjithë 25 futbollistët në dispozicion për këtë ndeshje dhe pritet të bëj disa ndryshime nga ndeshja e kaluar.

Në portë do të mbetet Aro Muric, derisa mbrojtja do të jetë nga Florent Hadergjonaj në të djathtë dhe Leart Paqarada në të majtë, ndërkohë Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziu do të jenë në qendër të mbrojtjes.

Betim Fazliji pas paraqitjes fantastike si zëvendësues ndaj Izraelit pritet të jetë titullar në mesfushë, ndërsa përkrah tij do të jenë edhe Bersant Celina e Florent Muslija.

Treshja e sulmit pritet të jetë nga Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës, Florent Hadergjonaj.