Ambasada e Kosovës në Ankara del me njoftim pas tërmetit në Turqi

Ambasada e Kosovës në Ankara ka reaguar pasi një tërmet i fuqishëm 7.4 ballë goditi provincat jugore të Turqisë, duke lënë të vdekur të paktën 284 njerëz në të gjithë provincat turke dhe të paktën 230 njerëz në Siri.

Ambasada e Kosovës ka publikuar numrat emergjentë në të cilën qytetarët mund të kontaktojnë teksa ka shprehur ngushëllime për popullin e Turqisë.

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

“Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99 Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas raportimeve të para, gati 300 viktima janë regjistruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë.