Thursday, April 25, 2024
Home INFO Lajçak thotë se si kurrë më parë ka mosbesim mes Kosovë...

Lajçak thotë se si kurrë më parë ka mosbesim mes Kosovë dhe Serbisë

Lajçak ka thënë se marsi është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërmjetësuesi i dialogut të Brukselit për “Politico” ka thënë se niveli i mosbesimit është më i lartë se kurrë më parë.

“Besoj që e ka zgjedhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta. Niveli i mosbesimit është më i lartë se kurrë më parë. Ajo që është e rëndësishme tani, është që të mos lejohet rrëshqitja prapa në një tjetër krizë, dhe është e rëndësishme për liderët në Kosovë dhe Serbi që të nisin ta krijojnë një atmosferë të përshtatshme për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se përpjekjet nuk do të ndalen, duke thënë se muaji mars i vitit 2023 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshje.