Getinjo pas rastit në QKUK: Mos na shtini krejt burrave me një thes

Mbrëmjen e kaluar, Kosova, u trondit nga vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga ish bashkëshorti i saj.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta.

Një reagim ka ardhur edhe nga reperi Getinjo.

Ai nuk ka reaguar direkt me ngjarjen por me reagimet e të tjerëve për këtë ngjarje.

Reperi është shprehur se ngjarje të tilla ndodhin në të gjithë botën, dhe sipas tij nuk duhet të cilësohen të gjithë meshkujt njejtë.

“Mos na shtini krejt burrave me një thes! Këso raste ndodhin gjithkund në botë.”, është shprehur Getinjo.