Vdes punëtori në QKUK, ishte lënduar para disa jave në vendin e punës

Një person që ishte në trajtim në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, vdiq dje.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.

Viktima ishte lënduar në vendin e punës më 13 tetor.

Policia rastin e cilësoi si “Hetim mbi vdekjen”.