KQZ-ja certifikon sot kandidatët për kryetar të katër komunave në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të certifikoj kandidatët për kryrtar të katër komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të KQZ-së, përmes një njoftimi për media.

“Rekomandim për certifikimin e kandidateve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovice e Veriut. Këshilli për Operacione Zgjedhore. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në: Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në njoftim të KQZ-së.