Çitaku në Prekaz: Në një ditë si kjo duhet të ia kujtojmë vetës çmimin e lartë të lirisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në shënimin e 28 Nëntorit ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Çitaku tha se në një ditë si kjo, do të duhej që të ia kujtojmë vetës çmimin e lartë të lirisë.

ka thënë se është mirë që në këtë ditë t’ua kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë dhe fëmijëve t’u tregohet se s’duhet ta marrin të mirëqenë atë.

“Ngado që të shkojmë si shqiptarë nga këtu nisemi, nga Prekazi legjendar nga themeli i shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, jemi sot për të shënuar 28 Nëntorin, nëntorin e madh, festën e shumëfishtë të shqiptarëve. Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë, t’u flasim fëmijëve tanë mos ta marrim të mirëqenë lirinë që e kemi. Respekt për familjet e dëshmorëve”, ka thënë Çitaku.