Sot priten reshje bore në Kosovë

BOSTON, MA. - DECEMBER 3: A woman walks through the Public Garden during the snow fall on December 3, 2019 in Boston, Massachusetts. (Staff Photo By Matt Stone/MediaNews Group/Boston Herald)

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore.

“Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.