“Hipokrizia ka emër” – Rukiqi reagon ashpër për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar për vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se Qeveria ka ardhur në pushtet me kinse prioritet të parë sundimin e ligjit.

Teksa, thotë se prioritet e ka marrë uljen e rrogës.

Sipas tij, ky vendim është “hipokrizi”.

Postimi i plotë:

Prioritet 1: Sundimi i ligjit

Prioritet 1 per ulje te rrogave: Shtylla kryesore e sundimit te ligjit

Hipokrizia ne aksion.