Gjatë arrestimit një person sulmon katër policë në Prishtinë

Një person në Prishtinë, pasi ka rezultuar se ka fletarrest të lëshuar nga gjykata, ka rezistuar gjatë arrestimit, duke sulmuar fizikisht katër policë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:50 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.

Tutje, siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari pasi është arrestuar ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin duke e transportuar në stacionin policor.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka rezultuar se ka fletarrest të lëshuar nga gjykata. I dyshuari pasi është arrestuar, ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin duke e transportuar në stacionin policor”, bëhet e ditur në raport.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është informuar edhe gjyqtari kompetent.