Dua Lipa merr vëmendjen në koncertin e Elton John

Dua Lipa është një nga këngëtarët më të përfolura në skenën botërore të muzikës.

Në një kohë të shkurtër, Dua ka aaritur të rrëmbejë zemrat e miliona fansave, të cilët e ndjekin këngëtarën në çdo hap të saj, e i mbushin stadiumet plotë.

Por, përveç zemrave të fansave, Dua ka arritur të rrëmbejë edhe vëmendjen e të gjithëve në një event tëjet madhështor.

Dua ishte e ftuar mbrëmë për të përformuar në koncertin e legjendës së popit, Elton John.

Në Dodgers Stadium, dhe e veshur me të zeza, Dua dukej mahnitëse, teksa eci në tapetin e kuq të “Elton John Live”.

Ajo dhe John kënduan hitin e tyre “Cold Heart” teksa u duartrokiten nga mijëra fansa që po ndiqnin koncertin live.

Image