Noizy i dërgon disa dhurata të veçanta Yll Limanit

Artistet, Yll Limani dhe Noizy, para disa muajsh kanë publikuar duetin muzikor të titulluar “Alkool”.
Dyshja vazhdojnë të ruajnë raporte të mira me njëri tjetrin.

E së fundmi Noizy i ka bërë disa dhurata Yllit.

Këngëtari mori nga Noizy disa bluza nga linja e tij e veshjeve “Illyrian” të cilat erdhën të shoqëruara me një shënim shumë të këndshëm.

“Vëllai i madh me dhurata”, shkroi Ylli krahas fotove të dhuratave në “Instagram”. /Lajmi.net/