Po përfliten për një romancë, kush është vajza misterioze që u shfaq në krahët e Brad Pitt?

Brad Pitt është parë së fundmi me një vajzë misterioze duke ndjekur koncertin e Bonos në Los Angeles, Kaliforni dhe rrjeti tashmë po zien.Gruaja në fjalë është Ines de Ramon , një modele amerikane dhe tashmë të gjithë po flasin për një romancë të supozuar mes tyre.

Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie duket se e ka kaluar ndarjen me aktoren dhe tashmë Ines de Ramon është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

Ajo është një modele amerikane dhe dizajnere bizhuterish. 29-vjeçarja, ka përfunduar për administrim biznesi në Universitetin e Gjenevës dhe një trajnere e shëndetit ushqimor nga Instituti i të ushqyerit Integrativ.

Në punën e saj aktuale, dizajn bizhuterish, ajo ka punuar në vende të tilla të njohura si departamenti i bizhuterive Christie dhe dyqani zviceran i bizhuterive De Grisogno, sipas profilit të saj në LinkedIn.

Fotot e publikuara nga Daily Mail, u bënë virale por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka folur për të konfirmuar apo mohuar ndonjë lidhje.

Ines ka qenë e martuar me aktorin Paul Wesley në një ceremoni private në vitin 2019. Një përfaqësues i çiftit konfirmoi në shtator se ata u ndanë dhe kanë disa muaj që nuk jetojnë më bashkë.