Margot Robbie tregoi figurën e tonifikuar në pozat për Vanity Fair

Aktorja e famshme hollivudiane, Margot Robbie, e ka zbukuruar ballinën e revistës Vanity Fair.

Në pozat atraktive, 32-vjeçarja e ka treguar figurën e admiruar trupore në disa prej fotografive që janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në profilin e Vanity Fair, krahas fotografive është publikuar edhe një video nga seti fotografik.

Ndryshe në intervistën për këtë revistë, aktorja ka aktorja ka folur edhe për projektet e saj të ardhshme, si dhe për përballimin e famës në Hollywood.
Ajo ka thënë se nuk kishte qenë e përgatitur për famën kur u bë përnjëherë e njohur pas rolit të saj në “Wolf of Wall Street” të vitit 2013.

(Foto: Instagram/vanityfair)

Margot nuk ishte e gatshme të humbte privatësinë e saj dhe se siguria financiare ishte ende larg në atë kohë.

(Foto: Instagram/vanityfair)